LAJME

Ekspertja amerikane paralajmëron eskalim në rajon: Do të vijë nga paramilitarët serbë

Ekspertja amerikane paralajmëron eskalim në rajon: Do të vijë nga paramilitarët serbë
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Nëntor 2023, 15:02

Ekspertja amerikane, Ivana Stradner, ka reaguar lidhur me një artikull të mediumit propagandues rus “RT” lidhur me blerjen e disa helikopterëve nga Serbia.

Stradner ka thënë se Serbia ka blerë helikopterë rusë Mi-35 nga Qipro, dhe se 4 helikopterë të tjerë që i ka blerë i kanë mbetur në Rostov on-Don në Rusi por që s’mund t’i marrë tani.

Megjithatë Stradner paralajmëron se esklaimi i radhës në rajon nuk do të nis me grupe ushtarake të Serbisë, por me grupe paraushtarake.

Ajo ka bërë thirrje për vëmendje rreth kësaj çështje.

“Megjithatë, përshkallëzimi i radhës në rajon nuk do të fillojë me grupe ushtarake të Serbisë, por paraushtarake. Kushtojini vëmendje asaj”, ka shkruar Stradner.

Stradner ditë më parë ka shkruar lidhur me paralajmërimin e Volodymyr Zelensky se Rusia dëshiron një front të tretë në rajon.

Ajo ka thënë se “Zelensky ka të drejtë” dhe se “Rusia po përgatit një luftë në Ballkan”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika