LAJME

Ekspertizë amerikane në përdorimin etik të inteligjencës artificiale në Universitetin e Prizrenit

Ekspertizë amerikane në përdorimin etik të inteligjencës artificiale në Universitetin e Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Maj 2026, 08:17

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Mentor Alishani, priti në takim ekspertin, Carl Canlas, nga “Utah Valley University” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të programit “Fulbright Specialist”.

Siç bëhet e ditur në njoftim, gjatë takimit u diskutua mbi aktivitetet dhe dinamikën e realizimit të projektit, me theks të veçantë zhvillimin e një rregulloreje institucionale për përdorimin etik të inteligjencës artificiale në arsimin e lartë, si dhe organizimin e trajnimeve për stafin akademik, administrativ dhe studentët.

Në këtë kontekst, thuhet se u vlerësua rëndësia e avancimit të kapaciteteve akademike dhe administrative për përdorimin etik të inteligjencës artificiale.

Sipas njoftimit, ky projekt do të udhëhiqet nga koordinatorja Prof. Ast. Dr. Dorinë Rakaj, ndërsa mbështetet nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, në kuadër të programit “Fulbright Specialist”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika