LAJME

Eksperti i sigurisë jep detaje për funksionet e dronit që ra në Mitrovicë

Eksperti i sigurisë jep detaje për funksionet e dronit që ra në Mitrovicë
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Mars 2022, 19:52

Sot një mjet i vogël fluturues i paidentifikuar (mini-UAV) rreth orës 14:00 ka rënë në një shtëpi private në Mitrovicë.

KFOR-i e ka konfirmuar se droni iu përket atyre.

Sipas tyre droni po kryente një mision rutinë monitorimi në mbështetje të aktiviteteve të KFOR-it.

Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi, ka treguar për specifikacionet e mjetit fluturues.

“Droni nuk është i ngjashëm me atë të rënë në Kroaci, ky është dron taktik, fluturon deri në 40 km ( në hapësirë pamore) nga pika ku është operatori, në lartësi deri në 4500 m. Ka motor elektrik me helike”.

Kajtazi thotë se lloje të tilla të dronëve në rajon posedon vetëm Kroacia.

Sipas tij mjeti është i tipit Skylar 1 LM, prodhim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika