Sipas ekspertit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alon Ben Meir, kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të duhej ta shtynte afatin për targat ashtu siç kishin kërkuar aleatët.
Ben-Meir, në një përgjigje për “Zeri.info”, ka thënë se shtyrja mund të çojë drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë, ndërsa ka përmendur se një situatë e tillë, e cila ekziston tash e 14 vjet në veri në lidhje me targat, 10 muaj tjerë nuk do të kishin efekt negativ për Kosovën.
“Nëse shtyrja potencialisht mund të çojë në një marrëveshje më gjithëpërfshirëse me Serbinë, pse të mos shtyhet? Kurti nuk duhet të ketë një mbyllje të tillë për sovranitetin e Kosovës. Situata aktuale ekziston për më shumë se 14 vjet; 10 muaj të tjerë, nuk do të kishin ndonjë efekt negativ në Kosovë”, ka thënë Ben-Meiri.





