LAJME

Eksperti amerikan: Ja pse BE s’po i liberalizon vizat për Kosovën

Eksperti amerikan: Ja pse BE s’po i liberalizon vizat për Kosovën
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Mars 2021, 16:45

Eksperti amerikan Alon Ben-Meir ka thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën është proces që lëviz nëpër duart e Serbisë dhe Rusisë.

Ben-Meir ka thënë se Bashkimi Evropian po e lejon Turqinë të ndikojë në shoqërinë e irrituar kosovare, duke ua mohuar atyre liberalizimin e vizave.

“Kosova është ende në pritje të liberalizimit të vizave. Vendimi i BE-së për vonimin e këtij procesi do të luajë vetëm në duart e Serbisë dhe Rusisë, por duke mohuar liberalizimin e vizave ndaj këtij vendi, BE-ja po lejon Turqinë të ndikojë në shoqërinë e irrituar të Kosovës”, ka shkruar Ben-Meir.

Kosovo is still waiting for visa liberalization. The EU’s decision to delay this process will only play into the hands…

Posted by Alon Ben-Meir on E martë, 9 Mars 2021

Para pak ditësh edhe ish-emisari special i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka hedhur kritika ndaj BE-së për mosliberalizim e vizave për Kosovën.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika