- Reklama -

Ekspertët e ekonomisë: Rritja e çmimit të rrymës prej 35%, e papërballueshme për shumicën e qytetarëve!

Kompanitë e sektorit të energjisë në Kosovë kanë bërë kërkesë për rritjen e çmimit të tarifave të rrymës.Kështu ka konfirmuar për REL kreu i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji Elektrike (ZRRE), Ymer Fejzullahu.

“Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut [KOST], Kompania për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë [KEDS] dhe Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike [KESCO] kanë dorëzuar aplikimet për shqyrtimin e tarifave” ka theksuar ai.Por sa pritet të ndikojë kjo në xhepin e qytetarëve ?

- Reklama -

Njohësi i çështjeve të ekonomisë, Lulzim Beqiri, në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” tha se rritja e çmimit të energjisë elektrike është një çështje që prek drejtpërdrejtë qytetarët dhe ekonominë.Beqiri tha se shumica e qytetarëve e kanë të pamundur përballimin e ngritjes për 35% të çmimit të energjisë elektrike.

Ai tha se të njëjtit kanë ankesa për faturat e larta dhe se një rritje e çmimit të rrymës tani do të ishte hap i gabuar.

“Rritja e çmimit të energjisë elektrike në Kosovë është një çështje që prek drejtpërdrejtë qytetarët dhe ekonominë në përgjithësi, sipas kërkesës së KESCO për lejimin e rritjes së të hyrave energjia elektrike pritet të shtrenjtohet për 35% dhe për pasojë familjet kosovare do të paguajnë më shumë për faturat e tyre mujore, duke pasur më pak buxhet për nevoja të tjera jetësore.

Shumica e qytetarëve e kanë të pamundur përballimin e ngritjes për 35% të çmimit, edhe ashtu ka shumë ankesa për fatura të fryra, prandaj mendojë se është hap tepër i gabuar sidomos në situatën ekonomike që gjinden ata aktualisht”

“Nëse rritja e çmimit nuk justifikohet me përmirësime në furnizim dhe cilësi, atëherë qytetarët duhet të ngritën të kundërshtojnë dhe të kërkojnë ndërhyrje nga institucionet e shtetit sepse shumë lokalitete ende ballafaqohen me ndërprerje të mëdha të dritave e në anën tjetër ka kërkesa për rritje enorme të kostos së shpenzimit të energjisë” deklaroi Beqiri në intervistën e dhënë për “Gazeta Blic”.

Edhe eksperti i ekonomisë, Jakup Bellaqa, tha se paralajmërimi për rritje prej 35% të çmimit të rrymës ndikon drejtpërdrejtë në xhepin e qytetarëve.
Ai tha se kjo rritje e çmimit të rrymës do të ndikonte sidomos te kategorite me te hyra të ulta si kategoritë pensionale dhe kategoritë me asistence sociale.

“Paralajmrimi per rritje të çmimit te energjise, nga ZRRE-ja, prej 35% kjo për ekonomitë familjare ndikon drejperdrejte ne xhepin e qytetarëve dhe e dobëson fuqinë blerëse duke e berë të paperballueshme jeten në aspektin ekonomik dhe social. Sidomos do te ndikonte te kategorite me te hyra te ulta si kategoritë pensionale, pastaj kategoritë për asistence sociale, por ndikon edhe për te punsuarit ne sektorin privat dhe publik” deklaroi Bellaqa.

Ai tutje tha se rritja e çmimit të rrymës do të ndikonte edhe në rritjen e çmimeve të produketeve bazë.“Eshtë interesant te theksojmë se do te ndikonte edhe në rritjen e çmimeve të produkteve strategjike jetësore si te produktet bazë si te buka, qumshti, mishi dhe te pemet perimet, yndyrnat pastaj te produktet higjeniko-sanitare, dhe sa herë që ka ngritje te çmimeve ka rritje te çmimeve te produkteve bazë . Por kisha sugjeruar qe çmimet te jenë sipas kostos direkte dhe sipas rajonit dhe sipas tregut e jo çmime mbi tregun” deklaroi eksperti i ekonomisë, Jakup Bellaqa për “Gazeta Blic”.

Aktualisht, për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovatë në orë brenda një muaji, çmimi i rrymës gjatë ditës është 7.79 centë për kilovat, ndërsa për ata që shpenzojnë më shumë se 800 kilovatë, pjesa mbi këtë u llogaritet me çmim prej 14.45 centësh.Nga ora 22:00 deri në 7:00 të mëngjesit, çmimi për kilovat është 3.34 centë për ata që shpenzojnë deri në 800 kilovatë dhe 6.81 centë për ata që shpenzojnë më shumë.

/Gazeta Blic/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Punime në rrjet, KEDS njofton se nesër do të ketë ndërprerje të rrymës në Korishë dhe disa vende të tjera

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Riho Terras, pritet të emërohet raportuesi i ri i PE-së për Kosovën

Eurodeputeti nga Estonia, Riho Terras, pritet të emërohet raportues...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort