LAJME

Ekrem Kastrati i pari kryetar i ri komune që merr detyrën

Ekrem Kastrati i pari kryetar i ri komune që merr detyrën
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Nëntor 2021, 09:28

Është bërë pranim dorëzimi i detyrës së Kryetarit të Komunës së Malishevës.

Kryetari i zgjedhur i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati e mori detyrën nga kryetari Ragip Begaj.

Në ceremoninë e pranim dorëzimit të detyrës, Begaj tha se gjatë udhëheqjes së komunës ka punuar më shumë përkushtim.

Në anën tjetër, Kastrati u shpreh i lumtur që detyrës po e merr nga Begaj, duke premtuar kështu punë të palodhshme për komunën e Malishevës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika