LAJME

Ekipi olimpik niset drejt Pekinit, synojnë përfaqësim dinjitoz të Kosovës

Ekipi olimpik niset drejt Pekinit, synojnë përfaqësim dinjitoz të Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Janar 2022, 12:35

Ekipi olimpik i Kosovës është nisur për në Pekin të Kinës, ku do të mbahen Lojërat Olimpike prej 4 deri më 20 shkurt, raporton Sinjali.

Pjesë e këtij ekipi janë dy skitarët Kiana Kryeziu e Albin Tahiri, trajneri Agim Pupovci dhe shefi i misionit, Bujar Turjaka.

Para nisjes, katër anëtarët e ekipit janë testuar për COVID-19 dhe kanë rezultuar negativ, ndërsa do të testohen prapë në aeroportin e Pekinit.

Para nisjes, përzgjedhësi Agim Pupovci, është shprehur optimist se të dy skitarët do të përfaqësojnë denjësisht Kosovën.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika