- Reklama -

Ekipi i ekspertëve të OBSH-së në Wuhan: Kemi mbledhur prova se nga se është shkaktuar Covid-19

Një ekip ekspertësh nga OBSH-ja, i cili po studion vendin ku shpërtheu Covid-19 në Wuhan, kanë një qasje të paqartë akoma sesi nisi kjo gjë.Sipas media të huaja, ekipi i ekspertëve po heton sesi nisi e gjithë kjo pandemi, e cila ka marrë jetën e më shumë se dy milionë njerëz që nga fillimi i saj deri tani në gjithë botën.

Sipas “Mirror” ekipi i ekspertëve kishte leje që të fliste me qytetarët dhe se nuk kishin ndonjë pengesë nga autoritetet kineze që ta vazhdonin këtë gjë për të gjetur prova në lidhje me origjinën e virusit.
Zoologu britanik Peter Daszak i tha CNN se ato po gjejnë prova dhe se do i grumbullojnë bashkë që të arrijnë në përfundime më të qarta dhe të sakta.

- Reklama -

Në lidhje me vendin ku shpërtheu ky virus ekipi është pyetur edhe në lidhje nëse është e vërtetë që virusi shpërtheu nga një laborator aty, ato kanë thënë që: “Nuk ka asnjë provë për këtë – por është diçka për të cilën kemi biseduar me njerëzit në laboratorin e Wuhan”.Shpresohet se hetimi që po bëjnë ekipi i ekspertëve nga OBSH-ja do hedhë dritë mbi origjinën e këtij virusi dhe sesi nisi apo nga çfarë u shkaktua që po shkatërron botën gjatë 12 muajve të fundit.

“Ne jemi akoma duke bashkuar prova, kështu që ne po shikojmë provat e kafshëve, çfarë është shitur në treg dhe nga erdhi, cilat lloje kafshësh janë ato”.Ekipi i ekspertëve ka përfunduar hetimet në Wuhan dhe tani po analizojnë të dhënat e grumbulluara që të japin dhe më pas një përmbledhje mbi përfundimet e tyre në një konferencë para se të largohen nga aty./Faxweb/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Ky shtet nis heqjen nga qarkullimi të kartëmonedhës 50 euro

Banka Qendrore e Spanjës ka urdhëruar tërheqjen nga qarkullimi...

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës sot ka shpallur dënimin...

Dënohet kosovarja: I ka vjedhur 30.000 franga plakës për të cilën kujdesej

Punonjësja e spitex-it ka vjedhur nga komodina e plakës...

Incidenti me armë zjarri në Prishtinë, një i vrarë e një i plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, ku...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort