LAJME

Ekipet turke trajnojnë FSK-në në përdorimin e snajperit

Ekipet turke trajnojnë FSK-në në përdorimin e snajperit
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Dhjetor 2024, 18:43

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë, janë realizuar me sukses trajnimet specialistike në përdorimin e armëve të këmbësorisë “Trajnimi i armës automatike’’ dhe “Trajnimi për snajper”.

Tutje, ai ka theksuar se qëllimi i trajnimeve është ngritja e profesionalizimit të pjesëtarëve dhe ngritja e kapaciteteve të këmbësorisë.

“Forcat e Armatosura të Turqisë në kuadër të bashkëpunimit në vazhdimësi kanë dhënë kontributin e tyre në ngritjen profesionale dhe teknike të FSK-së”, ka shkruar në fund Maqedonci.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika