Mijëra shtëpi u shkatërruan pas dy tërmeteve me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballësh të Rihterit që goditën Turqinë dhe Sirinë.
E ndërsa ka më pak shpresa se shpëtimtarët do të gjejnë disa të mbijetuar nën rrënoja, pamje të pabesueshme vijnë nga qyteti i Gaziantepit.
Në kërkim të të mbijetuarve, shpëtimtarët gjetën mes rrënojave një çantë me dy milionë dollarë.
Gjithashtu u shfaq një video që tregonte shpëtimtarët duke numëruar shuma të mëdha parash, të cilat më pas i kanë dorëzuar në polici.
Autoritetet njoftuan se të gjitha bizhuteritë dhe paratë, pronarët e të cilave nuk gjenden, do të transferohen në Thesarin e Shtetit.
Ndryshe, Turqia ka regjistruar mbi 36 mijë të vdekur dhe dëme të mëdha në infrastrukturë.