Pjesëtarët e Kërkim Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës gjatë këtyre ditëve të dimrit janë duke e realizuar trajnimin specialistik për teknikat e Kërkim Shpëtimit malor në kushte dimërore.
Kështu ka njoftuar përmes një postimi në facebook ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Ai ka treguar se teknikat e kërkim- shpëtimit malor në kushte dimërore si ato bazë të skijimit, kërkimit në ortekë bore, qasja tek personat e ngecur në orteqe dhe teleferik si dhe bartja e tyre me barelën e posaçme për borë, kanë qenë disa nga temat e trajnimit.





