Kombëtarja e Kosovës tashmë ka arritur në Spanjë. “Dardanët” do të përballen me ta të mërkurën në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Kampionatin Botëror.
Ekspedita e Kosovës para pak minutave ka “zbarkuar” në Spanjë dhe do të fillojnë përgatitjet për duelin e fundit për këtë muaj.
Dje, “Dardanët” humbën me rezultat 0:3 ndaj Suedisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, teksa synojnë të nxjerrin rezultat pozitiv ndaj ish-kampiones së botës, Spanjës.
Aktualisht, Kosova gjendet në vendin e fundit në grupin B me 0 pikë, por me një ndeshje më pak të luajtur.
Suedia e udhëheq grupin me gjashtë pikë, e ndjekur nga Spanja me katër sosh.