LAJME

Egzon Shala mbetet pa medalje në Lojërat Olimpike “TOKYO 2020”

Egzon Shala mbetet pa medalje në Lojërat Olimpike “TOKYO 2020”
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Gusht 2021, 13:48

Mundësi kosovar ka përfunduar garën në Olimpiadë.

Shala arriti deri në tetë më të mirët në kategorinë deri në 125 kilogramë.

Egzoni, që në LO Tokio 2020, mori pjesë me normë olimpike, shënoi fitore në raundin e parë, duke mposhtur Djahid Berrahal të Algjerisë, ndërsa në çerekfinale u mund nga iraniani Zare.

Fati nuk ishte me të, pasi në rast të fitoreje të Zares në gjysmëfinale, Shalës do t’i mundësohej garimi për medaljen e bronztë.

11 garuesit e Kosovës e mbyllën aventurën e tyre në Tokyo, ndërsa suksesin më të madh e arritën Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova që u stolisën me medaljen e artë.

Sukses mjaft i madh ky për Kosovën që aktualisht renditet e 32-ta në mesin e shteteve me më së shumti medalje të fituara në “Tokyo 2020”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika