Pesë ditë më parë, në qytetin e Podujevës, kishte ndodhur një plaçkitje e një qytetari.Atij i ishin marrë 1 mijë euro nga kuleta e tij.Viktima e ka raportuar rastin në Policinë e Kosovës, saktësisht në stacionin e Podujevës.
Efikasiteti i Policisë së Kosovës: Brenda pak orëve kapen hajnat që dyshohet se ia vodhën 1 mijë euro qytetarit nga Podujeva

Pa kaluar as 12 orë të plota nga momenti i raportimit të rastit, Policia e Kosovës, ka kapur hajnat.Kapja e tyre është bërë në Prishtinë dhe i gjithë hetimi është bërë nga ana e stacionit policor në Podujevë.Gazeta Blic merr vesh se ndaj dy personave, të dyshuar për këtë vjedhje, janë marrë masa nga ana e Prokurorisë së Shtetit.
Të dyshuarit për këtë vjedhje janë nga qyteti i Mitrovicës.Atyre u është caktuar parabugim prej 1 muajsh.E gjithë ngjarjen në kushte anonimiteti e ka rrëfyer vetë viktima (emër i njohur për redaksinë).Ai ka falenderuar Policinë për efikasitetin e treguar në kapjen e hajnave që ia vodhën 1 mijë euro.Kohëve të fundit, janë shtuar rastet e vjedhjeve në Kosovë.Policia në anën tjetër, është zotuar se do rrisin patrullimet për ta mundësuar sigurinë e pronës së qytetarëve.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

