LAJME

Edomond Hoxha: Familjet me asistencë sociale nuk do të kenë mundësi t’i sigurojnë paratë për blerjen e librave shkollorë me kohë

Edomond Hoxha: Familjet me asistencë sociale nuk do të kenë mundësi t’i sigurojnë paratë për blerjen e librave shkollorë me kohë
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Gusht 2023, 09:08

Edmond Hoxha, Drejtor i Punës dhe Mirëqenies Sociale në komunën e Prizrenit ka reaguar rreth vendimit të Ministrisë së Arsimit që librat shkollorë të sigurohen fillimisht nga prindërit e fëmijëve.

Shqetësimin e tij Hoxha përmes një statusi në rrjetin social Facebook, e shprehu dhe për familjet me asistencë sociale dhe ato me gjendje të rënduar ekonomike, të cilat sipas tij nuk do të kenë mundësi ta sigurojnë blerjen e librave me kohë.

Postimi i plotë:

Është jashtëzakonisht shqetësues lajmi se prindërit do të detyrohen të blejnë librat e shkollimit të obligueshëm për fëmijët e tyre, edhe pse tanimë barra e mbulimit të kostos së jetesës është stërngarkuar. Edhe më shqetësues është fakti se familjet nën asistencë sociale dhe familjet me gjendje të rënduar ekonomike nuk do të kenë mundësi t’i sigurojnë fare paratë për blerjen e librave shkollore me kohë. Kjo gjendje do të shkaktoj pabarazi tek fëmijët si dhe barrë për familjet kosovare. Edmond Hoxha Drejtor i Punës dhe Mirëqenies Sociale

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika