LAJME

Edmond Hoxha: Prizreni nuk duhet të bllokohet për shkak të mosfunksionimit të asamblesë komunale

Edmond Hoxha: Prizreni nuk duhet të bllokohet për shkak të mosfunksionimit të asamblesë komunale
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Shkurt 2024, 20:08

Edmond Hoxha, ish drejtor i Drejtorisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale në Prizren përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar në lidhje me gjendjen aktuale në komunën e Prizrenit, që sipas tij qyteti nuk duhet të bllokohet për shkak të mosfunksionimit të asamblesë komunale.

Ai ndër tjerash ka theksuar se kërkesat e ansambleistëve nuk merren parasysh por shfrytëzohen vetëm si mekanizëm votues.

“Vlerësoj si shumë të rëndësishme që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – dega në Prizren, ka filluar bashkëpunimin me subjektet politike në asamblenë komunale të Prizrenit, të ndërtoj një opsion real, që garanton zhvillim ekonomik dhe perspektivë për qytetarët e komunës së Prizrenit”, thuhet tutje në reagimin e ish drejtorit Hoxha.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika