Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun teknik me Serbinë, Edita Tahiri , thotë se dialogu Kosovë-Serbi ka hyrë në fazën finale.
Në një intervistë për emisionin “Balkan Talks” në Euronews Albania, është shprehur normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është një çelës për paqen në Ballkan.
“Është e vërtetët që faktori ndërkom bëtare ka vendosur që ky dialog të mos mbetet vetëm në dorën e dy palëve sepse në Ballakn përvoja e thotë se nga brenda nuk vijnë zgjidhjet. Duhet të ketë ndërhyrje nga jashtë. Ka qenë koha që ky dialog të të shkojë dejt marrëveshjes finale. Ka pasur pa nevojë humbje kohe në çështje teknike. Qeveria e Kosovës dhe Kurti kanë preferuar të merren me gjëra. Kurti ka qenë kundër dialogut dhe tashmë e ka të vështirë të shkojë në opinion për të dhënë shpjegime. Faktori ndërkombëtar e ka mbajtur qeverinë e Kosovës mjaft të izoluar. Dialogu ka hyrë në fazën finale, është në nivelin politik pavarësisht se nuk ka deklarime.





