LAJME

Edita Tahiri: Borrelli dhe Lajçaku të japin dorëheqje

Edita Tahiri: Borrelli dhe Lajçaku të japin dorëheqje
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Shtator 2023, 12:45

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se kryediplomati evropian Josep Borrell dhe emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak duhet të japin dorëheqje, pas sulmit në veri.

Ajo shtoi se BE-ja duhet të suspendojë Serbinë nga integrimi evropian dhe se vazhdimi i dialogut pa ndëshkuar Serbinë nuk ka asnjë kuptim.

“Borell dhe Lajçak në çfarë planetin janë, duhet të japin dorëheqje pas sulmit hegjemon të Serbisë ndaj Kosovës. Tash BE-ja duhet ta suspendoj Serbinë e terroristëve nga integrimi evropian; të shkarkoj dy ndërmjetesuesit. Kosovën e ndëshkuan kur bëri gabime, tash pa ndëshkuar Serbinë thirrjet për vazhdimin e dialogut nuk kanë asnjë  kuptim”, shkruan ajo në Facebook.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika