RAJONI DHE BOTA

Edi Rama niset drejt Amerikës për t’i siguruar Shqipërisë vaksinën anti-Covid

Edi Rama niset drejt Amerikës për t’i siguruar Shqipërisë vaksinën anti-Covid
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Dhjetor 2020, 12:47

Kryeministri, i Shqipërisë ka siguruar qytetarët se sigurimi sa më parë i vaksinës anti-covid është prioritet i qeverisë së drejtuar prej tij.

Kreu i ekzekutivit shqiptarë ka thënë se nuk do lërë gur pa lëvizur në mënyrë që vaksina të vijë sa më parë në Shqipëri.

Madje, për këtë çështje ai ka njoftuar se është rrugës për në Amerikë për t’u takuar me prodhuesit e vaksinave, shkruan Reporteri.

“Sigurimi i vaksinës sa më parë është një prioritet i luftës sonë kundër Armikut të Padukshëm dhe s’do lemë gur pa luajtur që vaksina të fillojë të vijë sa më parë në Shqipëri!Kontakti sy më sy me prodhuesit e vaksinës i shërben këtij qëllimi. Rrugës për në Shtetet e Bashkuara”, ka shkruar ndër të tjera Rama, pa dhënë më shumë detaje. /Reporteri.net

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika