Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bashkë me disa ministra të qeverisë së tij do t’i vizitoj nesër dy nga fabrikat e korporatës “Devolli”, eksportuesit më të madh kosovar.
Sipas agjendës së siguruar nga Klan Kosova, me delegacionin ku bëjnë pjesë, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ajo e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, Mirela Kumbaro e Turizmit dhe Mjedisit, si edhe Elisa Spiropali, ministre për marrëdhëniet me parlamentin, Rama do të ndalet në orën 17:00 në Xërxë në fabrikën e miellit, “M&Sillosi” ku do të bisedojë me rreth 500 fermerë.
Ndërsa në 17:45, do ta vizitojë fabrikën e dyshekëve, “Comodita” në Gjakovë.





