Kreu i qeverisë u shpreh se do të hidhet për diskutim me prindërit dhe më pas do të merret një vendim sa më dramatik.Vendimi vjen pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani me thikë në zemër nga bashkëmoshatari i tij me iniciale M. P..
Edi Rama: TikTok dhe SnapChat thithin fëmijët ne labirintet e tyre. Autoritei i mësuesve dhe puna jonë në shtëpi për edukimin e fëmijëve sfidohen nga bota paralele e këtyre rrjeteve, ku nuk ka asnjë filtër. Garantimi i sigurisë së fëmijëve është përparësia e fëmijëve tona. Por nuk janë të thjeshta përgjigjet e duhura në këto kushte sfiduese.
Ne si qeveri jemi angazhuar në hulumtimin e kësaj problematike, duke ndjekur se çfarë bëjnë vendet e tjera por edhe në kërkimin për uljen e këtij presioni gjithnjë e më të frikshëm.





