- Reklama -

Edi Rama i habitur nga heshtja e BE-së ndaj deklaratave të Dodikut

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është shprehur i befasuar nga mosreagimi i Bashkimit Europian ndaj deklaratave të kryetarit të entitetit serb – Republika Sërpska, të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, të bëra ndaj Bosnjë-Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi.“Kanë kaluar tri ditë që nga deklaratat e rrezikshme dhe nxitëse kundër Bosnjë-Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi.

Duhet të pranoj, jam i befasuar nga mungesa e reagimit të deritanishëm nga partnerët tanë të BE-së dhe sinqerisht shpresoj që kjo heshtje të thyhet sa më shpejt!” – ka shkruar Rama në rrjetin social “X”.

- Reklama -

Dodik ka thënë para tre ditësh për agjencinë ruse të lajmeve “Sputnik” se në këtë shekull serbët duan një shtet të vetëm, përfshirë Republikën Sërpska dhe Malin e Zi.

“Jetojmë në një epokë kur pas disa vitesh apo dekadash do të duhet të bëhet një konfigurim i ri i botës, serbët nuk duhen kapur në befasi, por tani duhet të themi se në këtë shekull duam një shtet të vetëm, nga Serbia, Republika Srpska, nëse është vendim demokratik, dhe Mali i Zi” – ka thënë Dodik, siç raportohet në faqen e tij zyrtare.
Ai ka përmendur edhe Kosovën, për të cilën tha se Vuçiq e ka rikthyer atë çështje në skenën ndërkombëtare përmes procesit të negociatave dhe përmes procesit të tërheqjes së njohjes së Kosovës nga një numër i konsiderueshëm shtetesh.

“Zgjidhja e vetme është Republika Srpska, Serbia dhe territoret serbe, Kosova dhe kthimi i Malit të Zi në entitetin kombëtar serb, sepse pa dyshim që i takon” – ka thënë Dodik.

Sipas tij, shtetet perëndimore kanë standarde të dyfishta duke shtyrë Kosovën si shtet të pavarur dhe duke rrëzuar integritetin territorial të Serbisë.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort -

betebet güncel giriş

isim değiştirme

- mersin escort -

betebet güncel giriş