LAJME

Edi Rama: Hashim Thaçin do ta kishim votuar për president të përbashkët Shqipëri – Kosovë (VIDEO)

Edi Rama: Hashim Thaçin do ta kishim votuar për president të përbashkët Shqipëri – Kosovë (VIDEO)
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Prill 2022, 09:44

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste ka folur për mundësinë e zgjedhjes së një presidenti të përbashkët Shqipëri-Kosovë.

Sipas Ramës se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të ishte një kandidat i shkëlqyeshëm.

“Do kishim vënë Hashim Thaçin dhe do ishte i shkëlqyer dhe do ta kishim votuar me bindje, por fatkeqësisht ai nuk është i pranishëm për momentin në jetën e bashkësisë shqiptare si një qytetar i lirë, pasi ndaj tij po zhvillohet një proces i cili… mos më bëni ta them se ça procesi është”, ka thënë Rama para gazetarëve.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika