LAJME

Edhe Vjosa Osmani uron Lumir Abdixhikun, për postin e ri

Edhe Vjosa Osmani uron Lumir Abdixhikun, për postin e ri
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Mars 2021, 21:43

U.d Presidentja, Vjosa Osmani ka uruar Lumir Abdixhikun pas marrjes së detyrës së re, si kryetar i LDK-së.

Kështu ka bërë të ditur Abdixhiku përmes një postimi në Facebook.

“Më lejoni që këtu, të falenderoj të gjithë politikanët vendorë e ndërkombëtarë për urimet e marra sot.

Falenderoj Kryeministrin në detyrë z. Hoti, u.d. e Presidentes znj. Osmani, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje! z.Kurti; kryetarin e AAK-së z. Haradinaj; kryetarin e Kryeqytetit z. Ahmeti; Kryetarin e Partisë Demokratike në Shqipëri z.Lulzim Basha e ish Presidentin shqiptar z. Sali Berisha, miqtë tanë në Partitë Popullore Evropiane dhe gjithë kolegët, bashkëpunëtorët e përfaqësuesit tjerë të korit diplomatik”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika