Edhe Vetëvendosja garon në zgjedhjet e Mitrovicës së Veriut

LAJMEMë pak se 1 min. për lexim
TV Prizreni
Botuar nga: TV Prizreni|Oct 30, 2020
Edhe Vetëvendosja garon në zgjedhjet e Mitrovicës së Veriut

Përpos Listës Serbe, PDK-së dhe një kandidati të pavarur, edhe Lëvizja Vetëvendosje do të garojë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut.

Lëvizja Vetëvendosje do të garojë me Erden Atiq, PDK-ja me Florent Azemin, Lista Serbe me Milan Radojeviq, derisa në garë është edhe kandidati i pavarur Dusan Milunoviq.

SUBJEKTI POLITIK                                 EMRI I KANDIDATIT

  • LISTA SRPSKA                                      MILAN RADOJEVIĆ
  • KANDIDAT I PAVARUR                        DUŠAN MILUNOVIĆ
  • PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS     FLORENT AZEMI
  • LËVIZJA VETËVENDOSJE!                     ERDEN ATIQ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se tashmë është përmbyllur afati për aplikim për çertifikim të subjekteve politike që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut, të cilat do të mbahen më 29 nëntor 2020.

Periudha e aplikimit ishte e hapur nga data 21 deri më 30 tetor.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika