Ambasadorja e Suedisë në Serbi, Anika Ben David, ka deklaruar të premten se për de-përshkallëzimin e situatës në terren, është me rëndësi vendimtare që barrikadat në veri të hiqen dhe që serbët e Kosovës të kthehen në institucionet e Kosovës.
“Ne mendojmë se është me rëndësi vendimtare që të qetësohet situata, që barrikadat të hiqen dhe që serbët e Kosovës të kthehen në vendet e tyre të punës në institucione”, ka thënë Ben David për TV K1.





