Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se edhe sot do të bëjë testimin e qytetarëve për koronavirus, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Edhe sot qytetarët mund të testohen për koronavirus në sheshin “Zahir Pajaziti”

Ky testim me metodën PCR po ndodh për të dytën ditë, pasi që edhe të martën u organizua testimi i tillë.“IKSHPK njofton se testimi bëhet prej orës 09.30 deri ora 13.00 më datë 29 dhe 30 dhjetor 2020”, thuhej në njoftim.
“Instituti Kombëtari shëndetësisë publike, përkundër situatës epidemiologjike e cila ditëve të fundit ka shënuar rënie të rasteve po vazhdon me testimin dhe sensibilizimin e qytetarëve në parandalimin e COVID-19. Ekipet e IKSHPK po vazhdojnë hetimin epidemiologjik dhe gjurmimin e rasteve gjithandej vendit. Task Team i IKSHPK ka organizuar testime plotësuese në sheshin ‘Zahir Pajaziti’”, thuhet në njoftim.Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 50.910 raste në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.325 raste të vdekjes.IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 40.423 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.162.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Presidenca: U konfirmua se Osmani s’ka bërë shkelje, Kuvendi që nesër ta caktojë datën e seancës

Policia zbulon një rast të kontrabandës së mallrave, sekuestron 91 kg duhan e 27 mijë copë filtra të cigareve

PDK respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, mbledh kryesinë dhe deputetët

