LAJME

Edhe sot ngrohtë e me diell

Edhe sot ngrohtë e me diell
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Maj 2024, 07:53

Mbetet mot i ngrohtë ditën e martë. Fillimisht me intervale me diell, e gjatë ditës do të ketë edhe zhvillime vransirash, që më vonë pasdite dhe mbrëmje mund të sjellin mundësi për ndonjë rrebesh shiu dhe bubullimë, kryesisht përreth viseve malore.

Temperaturat minimale zbresin në 7C e 9C, derisa maksimalet gjatë ditës shkojnë deri në 23C e 25C, njofton Prishtina Weather.

Nga dita e mërkurë pritet përkeqësim i motit, me zhvillime më të përhapura të rrebesheve të shiut dhe bubullima, kryesisht pasdite dhe mbrëmje. Temperaturat mbesin ende të larta deri në 24C e 25C.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika