Dita e mërkurë karakterizohet nga mot i kthjellët dhe intervale më të gjata me diell.
Orëve të mëngjesit ngrica, me temperaturë minimale deri në -3C e -6C. Ditën më butë, temperaturat në rritje graduale, deri në 7C e 8C.
Mot më i butë e kryesisht me diell parashihet edhe ditën e entjë, me maksimale që shkojnë deri në 9C e 11C. Të premtën kalojnë vransira, ku mund të shoqërohen lokalisht me riga shiu, apo reshje dëbore viseve malore.





