Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka thënë e SHBA-ja e dënon plagosjen e dy djemve serbë në Gotovushë afër Shtërpcës dhe shtoi se është mirë që autoritetet reaguan shpejt dhe arrestuan të dyshuarin për sulmin.
Edhe SHBA-ja e dënon sulmin ndaj dy serbëve në Shtërpcë

Hovenier e ka bërë këtë deklaratë të shtunën në mëngjes teksa po merr pjesë në liturgjinë e Krishtlindjeve në manastirin e Graçanicës, derisa me këtë rast uroi të gjithë serbët për Krishtlindje dhe theksoi se ishte nder për të që peshkopi Tedosje e ftoi të marrë pjesë në shërbim.
“Ishte nder për mua që peshkopi Teodosije më ftoi të marr pjesë në shërbesën e mëngjesit për Krishtlindje dhe është traditë shekullore të përjetosh diçka të tillë. Do të doja të shfrytëzoj këtë rast për t’iu përgjigjur shkurt asaj që ndodhi dje në Shtërpc, natyrisht në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të përmendim se sa të tronditur jemi të gjithë nga ajo që ndodhi me dy të rinjtë që u qëlluan dhe sigurisht e dënojmë atë akt. Gjithashtu jemi mirënjohës që autoritetet vepruan shpejt dhe arrestuan të dyshuarin”, ka thënë Hovenier.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

