Ramiz Kelmendi iu bashkua Partisë Demokratike të Kosovës, transmeton Front Onlibe.
Këtë aderim të tij e ka bërë publike kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj.
Hoxhaj përmes një postimit në llogarinë e tij në Facebook është shprehur i lumtur që Ramiz Kelmendi i është bashkuar partisë së tyre.
Njoftimi i plotë:
Ramiz Kelmendi, miku im dhe një ndër sipërmarrësit më të suksesshëm në vend, do të jetë pjesë e listës fituese të Partisë Demokrataike të Kosovës. Në vizionin tonë për rimëkëmbjen e shtetit, Kosova, sot, ka më së shumti nevojë për profesionistë të dëshmuar në fushën e ekonomisë. Ndihma për bizneset dhe hapja e vendeve të reja të punës do të jenë prioriteti kryesorë i Partisë Demokratike.
Prandaj, unë dhe të gjithë në PDK, jemi jashtëzakonisht të lumtur që Ramizi ka vendosur të na bashkohet në detyrën tonë të re. Ramiz, faleminderit për besimin dhe mirë se vjen në mesin tonë.