Deputetët sot do të mblidhen sërish për ta vazhduar seancën e konstituimit të Kuvendit, të nisur më 15 prill.
Vazhdimi i gjashtë i seancës është paraparë të nisë në orën 10:00. Konstituimi është bllokuar në pikën e zgjedhjes së kryetari të Kuvendit.

Kjo pasi që partitë që në legjislaturën e kaluar kanë qenë në opozitë nuk e kanë përkrahur kandidaten e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, për kryeparlamentare.
Propozimi i VV-së për Haxhiun kryeparlamentare është hedhur në votim tri herë dhe në të tria rastet ka dështuar. Të gjitha zhvillimet rreth seancës konstituive do të mund t’i lexoni këtu.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.