Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë të re ndaj ish kryeshefit të KEK’ut, Nagip Krasniqi, dhe dy personave tjerë me inicialet Y.D. dhe I.Z.
Në njoftim thuhet se të pandehurit gjatë periudhës kohore 2021-2023 i kanë shkaktuar dëm buxhetit në vlerë prej 37 milionë euro.“Të pandehurit akuzohen se gjatë periudhës kohore 2021 – 2023, me veprimet e tyre të kundërligjshme i kanë shkaktuar dëme buxhetit të Kosovës, rreth 37 milion Euro duke kryer veprat penale: Keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar, Zbulimi i fshehtësisë zyrtare dhe Ndihmë në Keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar. Ky rast tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për procedurë të mëtutjeshme.”





