LAJME

Edhe nesër falas aksioni pranveror i mbledhjes së mbeturinave të vëllimshme

Edhe nesër falas aksioni pranveror i mbledhjes së mbeturinave të vëllimshme
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Maj 2024, 21:32

Ka mbetur vetëm edhe një ditë për largimin falas të mbeturinave të vëllimshme si: kauq, tepih, lavatriqe, komoda  e gjësende të tjera shtëpiake.

Komuna e Prizreni përmes një njoftimi ka ftuar qytetarët të kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit të përbashkët, duku iu përgjigjur këtij aksioni pranveror.

“Të nderuar qytetarë,

Sektori i Mjedisit dhe Menaxhimit të mbeturinave ju njofton se nga data 1 – 7 Maj organizohet aksioni pranveror i mbledhjes së mbeturinave të vëllimshme.

Ky aksion është falas dhe është një mundësi që të kontribuoni në mbrojtjen e mjedisit të përbashkët, ndaj luteni t’i respektoni datat.

Gjatë kësaj kohe, luteni që t’i vendosni mbeturinat para shtëpisë suaj, për të siguruar shkarkimin e tyre të rregullt.

Banorët e ndërtesave të banimit kolektiv duhet t’i vendosin mbeturinat para pikës më të afërt të mbeturinave.

Këto aktivitete janë një mundësi për ta sensibilizuar komunitetin për rregullat e shkarkimit të mbeturinave dhe për të ndihmuar në ruajtjen e mjedisit.

Ju faleminderit për bashkëpunimin!”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika