Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë kompetente ka arrestuar edhe nëntë persona të tjerë në vazhdimin e operacionit “Subvencioni 2021”.
Bazuar në hetimet e zhvilluara ekzistojnë dyshime të bazuara se personat e dyshuar përmes dhënies së ryshfetit kanë arritur që të marrin subvencione nga Ministria e Bujqësisë.
Personat janë arrestuar në lokacione të ndryshme përfshirë komunat në vijim: tre persona nga Komuna e Istogut, dy persona nga Komuna e Lipjanit, një person nga Komuna e Ferizajt, një person nga Komuna e Prishtinës dhe dy persona nga Komuna e Pejës.
‘’Personat e dyshuar më 25.02.2021 janë arrestuar nga ana e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) e PK-së, ndërsa në koordinim me prokurorin e rastit janë intervistuar dhe të njëjtit janë liruar për procedurë të rregullt’’, thuhet në njoftimin e Policisë.