Home VENDI Edhe në orët e vona, pritje për mbi 5 orë në Merdare

Edhe në orët e vona, pritje për mbi 5 orë në Merdare

0
Edhe në orët e vona, pritje për mbi 5 orë në Merdare

Edhe në këto orë, pritjet në kufi për të dalë nga Kosova kalojnë pesë orëshin.

Në raportimin e fundit të Qendrës për Menaxhim Kufitar të orës 22:21, mësohet se pika më e ngarkuar kufitare mbetet ajo në Merdar.

Në këtë pikë, pritjet zgjasin për më shumë se pseë orë, teksa kolona e veturave ka arritur gjatësinë e dy kilometrave.

Pritje deri në një orë ka edhe në pikën tjetër të kufirit me Serbinë. Te Dheu i Bardhë, pritjet për të dalë nga Kosova janë deri në një orë e dhjetë minuta, teksa në Muçibabë jo më shumë se 30 minuta.

Sa i përket pikave tjera kufitare, tregohet gjendje e qetë në hyrje-dalje, ku pritjet nuk shkojnë më shumë se 15 minuta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here