LAJME

Edhe ministrja Rizvanolli në Amerikë bashkë me Osmanin dhe Kurtin për të nënshkruar marrëveshjen 200-milionëdollarëshe

Edhe ministrja Rizvanolli në Amerikë bashkë me Osmanin dhe Kurtin për të nënshkruar marrëveshjen 200-milionëdollarëshe
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Korrik 2022, 09:54

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kanë udhëtuar të hënën për në Uashington, ku do të marrin pjesë në ceremoninë që do të organizohet në Kongresin amerikan për nënshkrimin e marrëveshjes me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për Programin Kompakt të Kosovës, ka bërë të ditur Zyra e presidentes.

Bordi Ekzekutiv i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) ka miratuar në fund të qershorit Programin Kompakt me Kosovën në vlerë prej mbi 200-milionë dollarësh. Marrëveshja ka të bëjë me projektet për energjinë.

Sipas njoftimit të mëhershëm të Qeverisë, programi do të përfshijë tri projekte: 1. Rezerva dhe arbitrazh të energjisë (bateritë me kapacitet 170 MW, që ofrojnë rezervë 340 MWh), 2. Zhvillimi i fuqisë punëtore dhe përfshirja e grave në sektor të energjisë, dhe 3. Projekti i Institucionit Amerikan të Katalizatorit për Zhvillim.

Projekti i parë konsiston në blerjen dhe instalimin e baterive me kapacitet të lartë, që shërbejnë si rezerva të energjisë.

“Gjatë qëndrimit në Uashington, presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti do të zhvillojnë edhe takime të tjera bilaterale”, thuhet në njoftimin e presidencës të hënën. /koha.net/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika