Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka thënë se Gjykata Kushtetuese e ka dhënë një aktgjykim e se në të nuk ka vend për disa interpretime.
Sipas tij, aktgjykimi ka qenë i qartë se si duhet të vazhdohet me seancën konstituive të Kuvendit. Siç ka thënë Kraki, partitë e tjera nuk po votojnë në seancë sepse nuk po e pranojnë rezultatin nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Krejt ata që bëhen eksperta të drejtës kushtetuese duhet ta dinë që kur një gjë thuhet në një vendim të formës së prerë nuk mund ta interpretosh në disa forma. Për keqardhje që pas atij aktgjykimi kemi disa interpretime, që pas takimeve prapë pozicionet nuk kanë ndryshuar, sikur që është për keqardhje insistimi për refuzimin… Kjo ardhja në seancë sa për spektakël, ka nise më i dalë boja edhe kësaj. Qëndrimi në sallë nuk ka asnjë simbolikë. Të kishin vullnet ata, do ta kishin çu dorën”, ka thënë ai.





