Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) edhe këtë vit do të vazhdojë me subvencionimin e teksteve shkollore për nxënësit e KosovësNjë gjë të tillë e bëri të ditur vetë ministrja Arbërie Nagavci në një konferencë për media.
Ajo bëri të ditur se edhe sivjet tekstet shkollore do të ofrohen përmes subvencionit të prindërve.
“Furnizimi me tekste shkollore do të bëhet sipas praktikës së vitit të kaluar të subvencionimit të prindit, që do të kenë mundësi të aplikojnë edhe nesër. Prindërit i subvencionojmë nëpërmjet një procesi që është transparent, që shmang mundësit e ndonjë keqpërdorimi që ka ndodhur në të kaluarën”, ka pohuar Nagavci.





