- Reklama -

Edhe Ferid Agani i PD-së propozohet për president të Kosovës

Partia e Drejtësisë, dega në Gjilan, ka diskutuar për zhvillimet e fundit nëpër të cilat po kalon Kosova, shkruan GazetaBlic.

Në një komunikatë për medie, Partia e Drejtësisë dega në Gjilan, ka kërkuar nga koalicioni qeverisës NISMA-AKR-PD, që kandidati për presidenti të jetë Kryetari i këtij subjekti politik(PD), Ferid Agani.Komunikata e plotë:

- Reklama -

Partia e Drejtësisë dega në Gjilan, diskutoi për aktualitetin politik në vend dhe sfidat nëpër të cilat po kalon vendi. Kriza ekonomike si pasojë e pandemisë, por edhe ajo politike sidomos kur është fjala për pozitën e Presidentit, do të gjenerojnë probleme sociale, politike, ekonomike dhe ato do të jenë aktive edhe për një kohë të gjatë.Ky trend i zhvillimit politik kërkon zgjidhje të shpejt kur është qështja te pozita e Presidentit, në të
kundërtën zgjedhjet janë të pashmangshme, dhe ato gjithsesi do të kenë efekte negative në buxhetin e
qytetarëve të Republikës së Kosovës, por edhe mosplotësimit të nevojave të qytetarëve si institucione
nëse vendi shkon drejt zgjedhjeve si rezultat i moskonsensusit politik në raport me pozitën e të parit të
vendit.Andaj Partia e Drejtësisë dega në Gjilan, kërkon nga koalicioni qeverisës NISMA-AKR-PD, që kandidati të jetë Kryetari i këtij subjekti politik(PD), si kandidat konsensual, personalitet që do të përfaqsonte
qytetarët në mënyrën më të mirë të mundshme, kandidat me emër dhe me bagazh të gjatë politik.

Prof. Dr. Ferid Agani, një personalitet i njohur, që rrjedh nga një familje patriotike, me potencialin e tij
propozohet kandidat për pozitën e Presidentit për pesë (5) vitet e ardhshme nga ana e PD-së dega në
Gjilan, dhe ky propozim i bëhet në mënyrë publike subjekteve të koalicionit, por edhe opinionit publik

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort