Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka gjobitur operatorin e shpërndarjes së energjisë elektrike KEDS edhe me 65 mijë euro për njehsorët që është vërtetuar se kanë qenë me afat të skaduar të verifikimit.
Në rastin e ri, KEDS-i është gjobitur për 13 njehsorët elektrikë.
Ministria e pati nisur hetimin pas ankesave të qytetarëve se njehsorët po e bëjnë kalkulimin jo të duhur në orarin e natës dhe të ditës.





