EKONOMI

Edhe 44 gra nënshkruajnë kontrata ku përfituan nga thirrja “Gratë në biznes”

Edhe 44 gra nënshkruajnë kontrata ku përfituan nga thirrja “Gratë në biznes”
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Maj 2022, 22:28

Të enjtën është mbajtur konferenca vjetore e Projektit “Stabilizimi i mëtejm i komuniteteve pakicë dhe shumicë në Kosovë përmes mbështetjes së shtuar socio-ekonomike”.

Qëllimi i kësaj konference ishte prezantimi i të arriturave të Projektit, i cili është zbatuar nga Fondacioni për Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik – PREDA Plus Kosova në partneritet me WEntrepreneur Kosovë dhe me mbështetjen e Arbeiter Samariter Bund – ASB. Ky projekt ka filluar së zbatuari me 1 nëntor të vitit 2020 dhe do të përfundon në dhjetor të këtij viti, i cili financohet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Projekti ka arritur të realizojë në kohë dhe me sukses aktivitete të cilat kanë mundësuar përmbushjen e objektivave të planifikuara. Realizmi i këtyre objektivave nuk do të ishte i mundur pa bashkëpunimin e Komunave partnere.

Drejtori i projektit, Valentin Hoxha, në fjalimin e tij të mbajtur para kryetarëve dhe nënkryetarëve të Komunave, zyrtarëve komunal, përfituesëve dhe para të pranishmëve të tjerë, shprehu falenderim për Komunat partnere për bashkëpunimin e deri tanishëm dhe theksoi rëndësinë e madhe që ka përkrahja që ju ofrohet qytetarëve.

Gjatë kësaj ngjarjeje, u nënshkruan edhe kontratat me 44 gra përfituese, në kuadër të Thirrjes për Grante: “Gratë në biznes” si dhe u diskutua rreth bashkëpunimit të mëtutjeshëm mes përfituesve, partnerëve dhe hisedarëve të Projektit tonë.

Në këtë konferencë pjesëmarrës ishin 70 persona.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika