200 mjekë të Kosovës sot do të udhëtojnë për në Kukës për të marrë dozën e parë të vaksinës anti-COVID.
Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, ka thënë se 250 mjekët që u vaksinuan të shtunën e kaluar janë mirë me shëndet dhe se nuk kanë pasur ndonjë problem të theksuar, përpos reaksioneve normale.
“Të shtunën për në Kukës do të udhëtojnë edhe 200 mantelbardhë për të marrë dozën e parë të vaksinës anti-Covid. Mjekët që u vaksinuan javën e kaluar janë të gjithë mirë. Nuk kanë pasur ndonjë problem të theksuar, përveç reaksioneve normale”, ka thënë Syla.





