Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar përmes faqes së saj zyrtare në facebook, se trashëgimisë kulturore i janë shtuar edhe 11 asete, kryesisht nga Prizreni. Bëhet fjalë për: Tuma e Shpenadisë – Prizren; Tuma e Gjinocit – Suharekë; Vendbanimi shumështresor i Topanicës – Kamenicë; Vendbanimi prehistorik i Hisarit – Suharekë; Sahat Kulla dhe Muzeu Arkeologjik – Prizren; Shtëpia e familjes Pomaku – Prizren; Kroi i Beledijes – Prizren; Shtëpia e Adem Aga Gjonit – Prizren; Shtëpia e Zekirja Sokolit – Prizren; Ndërtesa e Kuvendit të Vjetër, Beledije – Prizren; Kompleksi i Sarajit të Vjetër – Prizren. “Vazhdojmë me pasurimin e listës së trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përhershme”, thuhet në postimin e MKRS’së.
Edhe 11 asete të Prizrenit i shtohen trashëgimisë kulturore të Kosovës


Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

