- Reklama -

Ec Ma Ndryshe: Subvencionet e DKRS-së dhe DTZHS-së në Prizren ndahen në mënyrë jo transparente

Përmes një komunikate dërguar mediave, organizata “ Ec Ma Ndryshe”, ka reaguar rreth çështjes së subvencioneve nga Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport dhe ajo për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik në Prizren, duke e vlerësuar jo transparente…

“Komuna e Prizrenit përkatësisht DKRS dhe DTZHE kanë publikuar listat përfundimtare të përfituesve të subvencioneve nga thirrjet përkatëse, me ç’rast EC Ma Ndryshe vlerëson se ato nuk i përmbushin kërkesat për transparencë të mirëfilltë, pasi në to figurojnë vetëm titujt e projekteve dhe përfituesit.

- Reklama -

EC-i sikurse edhe viteve të kaluara insiston që publikimi i listave përfundimtare të përfshijë edhe: kriteret e vlerësimit, në bazë të cilave janë përzgjedhur përfituesit; anëtarët e komisioneve; shumën financiare me të cilën ka aplikuar organizata/shoqata; shumën financiare të përkrahur nga drejtoria; sikurse edhe përshkrimin e shkurtër të projektit dhe rezultatet e pritura.

Me publikimin e këtyre informatave drejtoritë komunale do të tregonin transparencë dhe llogaridhënie, duke dhënë shembull për praktika të mira të qeverisjes. Madje raporti i fundit i BE-së për Kosovën thekson se transparenca dhe llogaridhënia e financimit publik për OSHC-të sjellë përfitime për shoqërinë. Njëkohësisht ky është edhe njëri prej parimeve të përgjithshme të legjislacionit në fuqi, sikurse edhe zotim i dhënë para qytetarëve nga lidershipi aktual komunal.

Praktika e ndarjes jo-transparente të subvencioneve bie ndesh me parimet themelore të qeverisjes transparente dhe po ashtu nuk përputhet me përpjekjet për promovimin e standardeve të qeverisjes së mirë.”, thuhet në fund të kësaj komunikate.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort