- Reklama -

EC MA NDRYSHE: Shembet muri i një ndërtese në Qendrën Historike, institucionet nuk ndërmorën masa emergjente mbrojtëse

Muri i ndërtesës me fasadë karakteristike në rrugën “Marin Barleti” në Prizren është shembur, disa muaj pasi që Komisioni komunal për vlerësimin e objekteve që paraqesin rrezikshmëri për qytetarët ka adresuar komentin se duhet të merren masa dhe të intervenohet sa më parë nga institucionet përkatëse që të parandalohet ndonjë fatkeqësi, thuhet në një reagim nga OJQ ” Ec Ma Ndryshe”.

Ky komision më 26 shtator 2024 ka qenë në terren, në objektin në ngastrën kadastrale nr.03338-1, ku pas evidentimit në vendin e ngjarjes ka pohuar se pas zhvillimeve të punimeve në ngastrën fqinje për gërmimin e bodrumit ka ardhur deri te dëmtimi i themelit të ndërtesës, e cila ka pësuar zhvendosje dhe për pasojë janë paraqitur plasaritje dhe humbje në stabilitet.Komisioni asokohe ka pohuar se objekti rrezikon të shembet dhe paraqet rrezik permanent për pronarin dhe kalimtarët, të cilët frekuentojnë në perimetër të objektit, dhe ka kërkuar masa e intervenim të menjëhershëm.Pas këtij raporti, me 10 tetor 2024 edhe QRTK-Prizren ka kërkuar nga DES marrjen e masave lidhur me këtë ndërtesë.“Sipas verifikimit në terren, gjatë punimeve në ngastrën e lartpërmendur, përmes gërmimit me ekskavator është dëmtuar ndërtesa fqinje dhe se pas shkaktimit të dëmit të konstatuar, nga inspektorati nuk janë ndërmarrë asnjë masë mbrojtëse në sigurimin statik dhe parandalimin e shkatërrimit total të ndërtesës dhe rrezikimin e kalimtarëve të rastit.

- Reklama -

Andaj, sipas kompetencave dhe përgjegjësive tuaja, kërkojmë që të ndërmerren masat emergjente mbrojtëse për ndërtesën në ngastrën kadastrale P-71813068-03338-1”, thuhet në shkresën e QRTK-Prizren.Pas shembjes së një pjese të ndërtesës gjatë javës së shkuar, QRTK-Prizren më 30 janar 2025, sërish ka dërguar një shkresë në adresë të DES-it, ku thuhet se nuk është ndërmarrë asnjë masë, dhe se pas ndodhisë inspektorët komunal e kanë siguruar hapësirën përmes vendosjes së shiritave për pengimin e qarkullimit të njerëzve në këtë hapësirë.Sipas QRTK-së, hapësira ku ndodhet kjo ndërtesë është brenda Qendrës Historike të Prizrenit, e cila gëzon status të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.

Në vijim QRTK ka ofruar udhëzime për ndërmarrjen e masave parandaluese të rrezikut, në mënyrë që të aplikohen standardet për ruajtjen e mbrojtjen efektive të trashëgimisë kulturore.Komisioni komunal për vlerësimin e objekteve që paraqesin rrezikshmëri për qytetarët më 30 janar 2025 ka dalë në terren për të inspektuar këtë ndërtesë dhe ka konstatuar se situata është përkeqësuar më tej, “pasi një mur i ndërtesës është shembur plotësisht, duke rritur ndjeshëm rrezikun për banorët dhe kalimtarët”.Komisioni edhe në këtë rast ka vlerësuar se ndërhyrja emergjente është e domosdoshme për të parandaluar dëme të mëdha materiale dhe njerëzore.Lidhur me këtë rast, EC ka kërkuar informata edhe nga DI, por ende nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.Për EC-in, neglizhenca e institucioneve përkatëse për të ndërmarrë masa emergjente mbrojtëse në raste të tilla është e papranueshme për shkak se në këtë mënyrë mund të rrezikohen jetët e njerëzve.

EC përsërit qëndrimin e kahershëm se siguria e qytetarëve është prioritet, dhe në këtë linjë thekson qëndrimin se institucionet përgjegjëse në bashkëpunim me komunitetin duhet të ndërmarrin veprime adekuate me kohë që ndërtesat e vjetra mos të degradojnë deri në masën sa të paraqesin rrezik për sigurinë e pronarëve të tyre dhe qytetarëve tjerë. Në këtë rast edhe zhvillimi i punimeve nga investitorët e punëkryesit duhet të jetë i kujdesshëm për mos dëmtimin e strukturave të ndërtesave të vjetra në Qendrën Historike.

Për këtë arsye, EC kërkon nga institucionet përgjegjëse që të rrisin vigjilencën për të monitoruar situatën e punimet, dhe për të ndërmarrë veprime të duhura ligjore me kohë ashtu që ndërtesat e vjetra në Qendrën Historike mos të shndërrohen në rrezik për qytetarët, por të jenë vlerë e qytetit dhe ti shërbejnë zhvillimit të qëndrueshëm, thuhet në fund të reagimit të OJQ ” Ec Ma Ndryshe”.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Arrestohet në Prizren ministri Fikrim Damka

Ministri në largim i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, është...

Ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes sot në qytetin e Prizrenit

KRU "Hidroregjioni Jugor" ka njoftuar se me rastin e...

Muzeu i Nënë Terezës në Prizren hyn në fazën e funksionalizimit, data e hapjes caktohet pas zgjedhjeve

Muzeu i Nënë Terezës në Prizren së shpejti pritet...

Parashikimi i motit për javën e ardhshme, IHMK: Kufizoni daljet gjatë mjegullës, pritet të bjerë cilësia e ajrit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë javës...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort