Organizata EC Ma Ndryshe ka bërë të ditur se duke u bazuar në dokumentet publike të siguruara lidhur me punimet në një ndërtesë hoteliere brenda Qendrës Historike të Prizrenit konsideron se ndërhyrjet kanë filluar pa pëlqimet e kërkuara me ligj, ndërsa institucionet kompetente thotë se janë njoftuar për rastin në fjalë qysh muaj më parë.
“Sipas shkresës zyrtare të datës 18 maj 2026, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore (QRTK) në Prizren, gjatë monitorimit të Qendrës Historike, ka konstatuar se në objektin hotelier po zhvilloheshin punime pa lejen e institucioneve kompetente. Në të njëjtën shkresë, QRTK ka bërë të ditur se po realizoheshin punime në fasadën e ndërtesës dhe se ishin vendosur reklama të paautorizuara, duke kërkuar nga Drejtoria e Inspektoratit të Komunës së Prizrenit ndërmarrjen e masave ligjore sipas kompetencave të saj. Pavarësisht këtij njoftimi, dokumentet tregojnë se vetëm më 10 korrik 2026, Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor ia ka përcjellë QRTK-së kërkesën e njërit prej investitorëve për dhënien e pëlqimit për renovimin e tarracës dhe veshjen e dritareve.” – thuhet në reagim.
Sipas EC-it, më 15 korrik 2026, QRTK ka miratuar kërkesën vetëm për këto ndërhyrje të caktuara, duke vendosur kushte të detajuara për realizimin e tyre si dhe kërkon largimin e konstruksionit metalik të vendosur pa pëlqimin paraprak të QRTK-së. Ndërsa DUPH thuhet se ka lëshuar lejen përkatëse me 17 korrik 2026, apo një javë ditë pas reagimit të EC-it.





