LAJME

EC Ma Ndryshe nënshkruan kontratë me Community Development Found – CDF

EC Ma Ndryshe nënshkruan kontratë me Community Development Found – CDF
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Janar 2024, 11:43

Organizata joqeveritare EC Ma Ndryshe përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se kanë nënshkruar kontratë me Community Development Found – CDF.

Po ashtu nga ky njoftim bëhet e ditur se ky projekt synon që të fuqizojë organizatat e shoqërisë civile mjedisore duke zhvilluar ekspertizë të specializuar, për të adresuar dhe trajtuar efektivisht çështjet mjedisore.
Ky projekt do të zgjasë katër vite dhe gjatë këtyre viteve EC-i do t’i zhvillojë kapacitetet e ekspertizën për adresimin e sfidave mjedisore sa i përket ruajtjes së biodiversitetit dhe përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika