Home LAJME Ec Ma Ndryshe: Ndarja e subvencioneve nga DKRS dhe DTZHE në Prizren mbetet jo-transparente

Ec Ma Ndryshe: Ndarja e subvencioneve nga DKRS dhe DTZHE në Prizren mbetet jo-transparente

0
Ec Ma Ndryshe: Ndarja e subvencioneve nga DKRS dhe DTZHE në Prizren mbetet jo-transparente

Organizata joqeveritare “Ec Ma Ndryshe” ka kritikuar institucionet komunale të Prizrenit për mungesë transparence në procesin e ndarjes së subvencioneve për organizatat joqeveritare, duke theksuar se edhe këtë vit është përsëritur një praktikë jo e përshtatshme për qeverisje të mirë.

Sipas një komunikate për media nga organizata, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) ka publikuar listën përfundimtare të përfituesve (linku i njoftimit: https://www.facebook.com/photo/?fbid=1114372694055717&set=a.288714333288228) ndërsa Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik (DTZHE) deri tani ka bërë publike listën preliminare (linku i njoftimit: https://www.facebook.com/photo?fbid=1123009033192083&set=a.288714333288228), ku të dyja këto lista përmbajnë vetëm emrat e përfituesve dhe titujt e projekteve, pa informacione shtesë që do të garantonin transparencë të plotë.

“Ec Ma Ndryshe” kërkon nga drejtoria përkatëse që listat të shoqërohen me të dhëna të plota që do të garantonin një proces të qartë dhe të besueshëm, duke përfshirë: kriteret e vlerësimit, përbërjen e komisioneve vlerësuese, shumat e aplikimit dhe ato të mbështetura, si dhe një përmbledhje të shkurtër të projekteve dhe rezultateve të synuara.

Organizata thekson se ofrimi i këtyre informacioneve do të përbënte një shembull pozitiv të qeverisjes transparente dhe llogaridhënëse, duke u bazuar në legjislacionin në fuqi dhe zotimet publike të vetë menaxhmentit komunal.

Në fund, “Ec Ma Ndryshe” apelon që praktikat aktuale të publikimit të pjesshëm të informatave të ndryshohen dhe që drejtoria komunale të ndërmarrë hapa konkretë për të siguruar transparencë të plotë në të gjitha fazat e procesit të ndarjes së subvencioneve.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here